Liverpooli ka triumfuar minimalisht ndaj Brentfordit në kuadër të javës së 35-të në Ligën Premier.
Pas vetëm 13 minutash lojë, The Reds kaluan në epërsi me golin e Mohamed Salah që u asistua prej Virgil van Dijk.
Mysafirët ia dolën të tundin rrjetën e vendasve, por goli i Ivan Toneyt në minutën e 39-të u anulua për pozicion jashtë loje.
Në pjesën e dytë u pa një ritëm tjetër i lojës, për më shumë ishte më i dobët nga ai i 45 minutave të parë.
Dy skuadrat nuk ia dolën të krijonin raste serioze për gol, duke bërë që takimi të përfundonte me një gol.
Pas javës së 35-të, Liverpooli gjendet në vendin e pestë me 62 pikë, një më pak se Manchester United që ka dy ndeshje më pak, ndërsa në xhiron e 36-të do të kenë punë me Leicesterin.