Liverpooli është goditur me dy lëndime para finales ndaj Chelseat në kuadër të Carabao Cup.
Diogo Jota dhe Courtis Jones nuk do të përfshihen për këtë ndeshje pasi u lënduan në takimin e fundit në Premier League, ku të Kuqtë shënuan fitore të thellë ndaj Brentfordit.
Trajneri Jurgen Klopp po ballafaqohet me lëndime të shumta, pasi edhe Trent Alexander-Arnold, Thiago Alcantara, Joel Matip, Ben Doak dhe Dominik Szoboszlai janë në listën e të dëmtuarve.
Portieri Allison është gjithashtu në dyshim për këtë takim, pasi mungoi edhe në sfidën e fundit.
Jota ishte duke kaluar në formë të mirë kohëve të fundit, pasi shënoi pesë gola dhe ofroi dy asistime në shtatë ndeshjet e fundit me Liverpoolin në të gjitha garat.
Përndryshe, finalja mes Liverpoolit dhe Chelseat luhet të dielën.