Site icon PrishtinaPress

Liverpooli ia solli ekonomisë britanike mbi 660 milionë euro me arritjen në finale të Championsit

Ecuria e paharrueshme e Liverpoolit deri në finale të Ligës së kampionëve sezonin e kaluar ia solli ekonomisë së Britanisë së Madhe një shumë marramendëse prej 662 milionë euro, ka zbuluar një studim të organizatës së kontabilitetit, Deloitte.

Ndikimi financiar në rajonin e Liverpulit nga mbi 1.5 milionë tifozë të futbollit, të cilët e vizituan Anfieldin gjatyë sezonit 2017/18, kapi shifrën 572 milionë euro, transmeton prishtinapress.eu

Liverpooli i kishte kërkuar këtij grupi biznesor ta studiojë ndikimin e gjerë ekonomik të aktiviteteve gjatë ndeshjeve të të kuqve gjatë sezonit të kaluar, i cili ishte i pari i këtij lloji.

Stidumi merr parasysh të hyrat e gjeneruara nga baret, restorantet, hotelet, firmat e taksive dhe bizneset tjera në Merseyside gjatë ndeshjeve të Loverpoolit.

Figura prej 572 milionë euro përfaqëson katër për qind të VAT-it të rajonit të Liverpulit, sipas këtij studimi.

Arritja e skuadrës në finale të Ligës së Kampionëve, plus zgjerimi 132 milionë euro i tribunës kryesore në Anfield, kanë luajtur rol të rëndësishëm në rritjen e të ardhurave.

Nga 1.5 milionë tifozë që e vizituan Anfieldin gjatë sezonit të kaluar, 140 mijë prej tyre erdhën nga jashtë, sipas Liverpoolit.

 

Exit mobile version