Liverpooli ia ka bërë një urim special Xherdan Shaqirit për ditëlindje.
32 vjeçari e feston sot ditëlindjen e 32-të, ndërsa i kanë ardhur urime nga familjarët dhe miqtë nga mbarë bota, por edhe nga bashkëlojtarët e ish-bashkëlojtarët.
“Reds” e bënë një postim në rrjetin social, Instagram, duke ia uruar këtë ditë të veçantë ish-futbollistit të këtij klubi, shkruan “Gazeta Express”.
“Urime më të mira për Xherdan Shaqirin në ditëlindjen e tij”, shkroi Liverpooli.
Këtij urimi i është përgjigjur Shaqiri me një koment “YNWA”, të përcjellë me një zemër.
Përfaqësuesi zviceran e kishte fituar Ligën e Kampionëve dhe Premierligën me Të Kuqtë.
Edhe pse nuk kishte luajtur rregullisht dhe nuk kishte arritur të linte gjurmë në “Anfield Road, futbollisti nga Zhegra e Gjilanit ka mbetur i dashur për tifozët e “Reds”. /Gazeta Express/