Liverpooli e ka shënuar fitoren e parë këtë sezon në Premierligë.
Skuadra e Klopp ka mposhtur Bournemouthin me rezultat 3-1 në ndeshjen e xhiros së dytë të kampionatit anglez.
Mysafirët kaluan të parët në epërsi me anë të Semenyo në minutën e tretë.
Golat për Liverpoolin i shënuan Diaz (28’), Salah (36’) dhe Diego Jota (62’).
Me këtë fitore, Liverpooli është në vendin e dytë me 4 pikë, dy pikë më pak se Brighton që kryeson.