Pas barazimit 1:1 me Tottenhamin, Liverpooli është rikthyer te fitorja në Premierligë.
Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp fitoi në udhëtim te Aston Villa, duke vazhduar kështu ende presionin ndaj Manchester Cityt në garën për titull të kampionit.
Ndeshja e zhvilluar sonte në “Villa Park” ka përfunduar me rezultatin 1:2, me “Të Kuqtë” që këtë ndeshje e fituan me përmbysje.
Douglas Luiz kaloi fillimisht vendasit në epërsi në minutën e katërt, por gëzimi i tyre nuk zgjati shumë.
Joel Matip e barazoi rezultatin vetëm pas dy minutave, teksa Sadio Mane ia siguroi fitoren mysafirëve në minutën e 65-të.
Liverpooli pas kësaj fitore ka 86 pikë në pozitën e dytë në tabelë, aq sa ka edhe Manchester City një pozitë më lartë. Por, skuadra e Pep Guardiolas tani ka një ndeshje më pak.
Aston Villa me 43 pikë ndodhet në pozitën e 11-të.