Klubi i madh anglez, Liverpooli është gati të intensifikojë ndjekjen e mesfushorit të Chelseat, Mason Mount.
Mes bisedave për Liverpoolin që ka përfunduar ndjekjen e një marrëveshje për mesfushorin e Borussia Dortmundit, Jude Bellingham, Mount është shfaqur si një objektiv me prioritet.
Sipas faqes Football.London, deri më tani Mount dhe Chelsea nuk kanë qenë në gjendje të bien dakord për kushte të reja dhe lojtari ka gjasa të largohet.
Blutë e Londrës thuhet se kanë vendosur një çmim prej 80 milionë eurosh për mesfushorin anglez, i cili ka pak më shumë se një vit në marrëveshjen e tij aktuale.
Kështu, Liverpool është i gatshëm të shtojnë planet e tyre për reprezentuesin anglez dhe pritet të tentoj në afatin kalimtar të verës.
Mount, në moshën 24-vjeçare, i përshtatet planeve të Liverpoolit pasi ata kërkojnë të ulin moshën mesatare të mesfushës së tyre.