Neymar kritikohet ashpër nga mediat franceze për paraqitjen e tij ndaj Liverpoolit.
PSG ka pësuar humbjen e parë në Champions League kundër Livepool me rezultat 3-2.
Për këtë ndeshje duket se mediat franceze e kanë gjetur njërin nga fajtorët.
Bëhet fjalë për yllin e skuadrës, Neymar i cili nuk ishte në formën e tij më të mirë në këtë ndeshje.
Braziliani humbi shumë topa dhe nuk dha asgjë nga ato që jemi mësuar të shohim në fushë.
Shumica e gazetave në Paris shkruajnë se ai ishte një hije e vetvetes në fushë, transmeton “Albeu”.
Neymar tashmë duhet të tregojë se ai di të marrë përgjegjësi, gjëndje e krijuar kryesisht pas Botërorit por edhe gjatë tij.