Site icon PrishtinaPress

Liverpool njofton për kapitenin e ri

MANCHESTER, ENGLAND - APRIL 10: Jurgen Klopp, Manager of Liverpool shows appreaction to the fans after the UEFA Champions League Quarter Final Second Leg match between Manchester City and Liverpool at Etihad Stadium on April 10, 2018 in Manchester, England. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images,)

Liverpool do të ketë një kapiten të ri në sezonin e ardhshëm kjo pasi “The Reds”, humbën këtë merkato shërbimet e Jordan Henderson. Mesfushori ishte kapiteni i skuadrës prej disa sezonesh mirëpo këtë merkato 36-vjeçari u transferua në Arabinë Saudite tek skuadra e Al-Ettifaq dhe posti i tij në ekipin anglez mbeti i lirë.

Megjithatë, trajneri Jurgen Klopp nuk ka humbur kohë dhe ka vendosur kapitenin e sezonit të ardhshëm. Gjermani nuk ka pasur shumë dyshime teksa shiriti do t’i besohet Virgil Van Dijk.

Mbrojtësi është pjesë e Liverpool prej vitit 2018 dhe është një nga elementët më të rëndësishëm duke ndikuar drejtpërdrejtë në sukseset e skuadrës përgjatë këtyre viteve. Gjithashtu, holandezi gëzon një reputacion të mirë edhe në dhomat e zhveshjes me shokët e skuadrës që i besojnë dhe e shohin si një lider.

Në rolin e zëvendëskapitenit është caktuar Trent Alexander-Arnold. 24-vjeçari është një “prodhim” i shtëpisë ndërsa pritet që me kohën të shndërrohet edhe në figurën kryesore të Anfield. Edhe pse ende shumë i ri në moshë, lojtari i kombëtares së Anglisë numëron plot 198 prezenca me skuadrën e parë të Liverpool./Supersport.al

Exit mobile version