-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Liverpool me mund fiton ndaj Southamptonit dhe “blindon” kreun e Premierligës

Liverpool ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim te Southamptoni, në kuadër të xhiros së 12-të në Premierligë.

“Reds” fituan me rezultat 2:3, në sfidën që doli të jetë më e vështirë se sa pritej.

Dominik Szoboszlai me një gol të bukur e kaloi Liverpoolin në epërsi (30’).

Southampton pastaj u këndell përmes Armstrong që shënoi pas topit të kthyer nga penalltia (42’). Vlen të përmendet se kishte shumë reagime për këtë 11-metërsh shkaku që dyshohet se u ndal jashtë zonës së 16-metërshit.

Vendasit pastaj ishin më të mirë në fillimin e pjesës së dytë, ku e përmbyten epërsinë falë Mateus Fernandes i cili realizoi një vollej të bukur pas asistimit të Armstrong (56’).

Megjithatë, “Reds” s’u dorëzuan duke e barazuar rezultatin përmes Mo Salah, që e kishte të lehtë të shënonte në portën e zbrazur (65’).

Krejt në fund, Sugawara e preku topin me dorë me ç’rast gjyqtari dha penallti për mysafirët, të cilën e konkretizoi Mo Salah për epilogun përfundimtar 2:3 (83’).

Liverpooli vazhdon si lider i vetëm me 31 pikë, plot tetë mbi Man Cityn ndërsa Southampton renditet në fund me katër sosh.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img