Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të votojnë sot për Qeverinë Kurti, që pritet të ketë 2 zëvendëskryeministra, 15 ministra dhe 33 zëvendësministra.
Një ditë më parë Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje, pas më shumë se dy muajsh nga certifikimi i rezultateve.
Sipas kësaj marrëveshje LVV do ta ketë pozitën e kryeministrit dhe gjashtë ministri dhe zëvendëskryeministrin e dytë, ndërkaq LDK do të ketë pozitën e kryetarit të Kuvendit, zëvendëskryeministrin e parë dhe gjashtë ministri. Minoritetet do të kenë tri ministri. Për pozitën e presidentit do të diskutohet në kohën kur pritet zgjedhja e presidentit.
Telegrafi do t’ju mbajë të informuar për çdo gjë në kohë reale: