Advertisement
KQZ ka njoftuar se janë bërë të gjitha përgatitjet sa i takon organizimit dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor.
Këtë proces zgjedhor që udhëhiqet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), do ta vëzhgojnë rreth 35 mijë vëzhgues nga organizata vendore e ndërkombëtare, media vendore e ndërkombëtare dhe përfaqësues të trupave zgjedhore nga vendet e tjera.
Në gjithë Kosovën do të hapem 895 qendra të votimit, me 2 mijë e 547 vendvotime. Numri i qytetarëve të cilët kanë të drejtë vote sot është 1,937,868. Ndërkaq nga listat e votuesve janë larguar 46 mijë e 917 persona.
Në këto zgjedhje garojnë 20 parti politike, 4 koalicione dhe 1 mijë e 70 kandidatë për deputetë nga të gjitha subjektet.
Si çdo herë edhe në këtë ditë të rëndësishme, Telegrafi.com në bashkëpunim me Radio Televizionin Dukagjini do të kenë mbulueshmëri speciale të tërë procesit zgjedhor.
PostAdss