Site icon PrishtinaPress

LIVE | Kryeministri i parë shqiptar në Maqedoni të Veriut – Kuvendi sot voton qeverinë e Talat Xhaferit

14:25 Fjalimi i parë i Talat Xhaferit si kryeministër: Mbetem përgjegjës para qytetarëve

Talat Xhaferi ka mbajtur fjalimin e parë pas marrjes së mandatit për të shërbyer si kryeministër i një qeverie teknike në Maqedoninë e Veriut.

Ai ka thënë se mbetet përgjegjës para qytetarëve dhe atyre që kanë vendosur për të ardhmen e vendit.

“Gjithsesi që në këtë paraqitje të parë nuk kam më shumë më tepër të shtoj sesa ajo që thash para deputetëve. Me krenari dhe ndërgjegje të pastër dhe përgjegjësi të plotë kam pranuar, kam përgatitur dhe kam fituar këtë besim të qytetarëve përmes përfaqësueseve të tyre në Kuvend. I mbetem koshient përgjegjësisë, transparencës dhe llogaridhënies para qytetarëve dhe atyre që kanë vendosur ardhmërinë e këtij vendi”, është shprehur kryeministri Talat Xhaferi.

14:00 Talat Xhaferi zgjidhet kryeministër i Maqedonisë së Veriut

Talat Xhaferi është zgjedhur kryeministër i Maqedonisë së Veriut. Xhaferi është i pari politikan shqiptar që zgjidhet në këtë post në Maqedoninë e Veriut.

65 deputetë votuan pro qeverisë teknike.

12:49 100 dië qeverisje, Xhaferi: Do t’i mbajmë lidhjet me BE-në, NATO-n dhe ShBA-në

Talat Xhaferi, kryeministri në ardhje i Maqedonisë së Veriut, ka paraqitur para deputetëve sot në Kuvend, ka përmendur politikat që do t’i ndjekë për këto 100 ditë sa do të jetë në krye të ekzekutivit.

Ai ka thënë se sundimi i të drejtës, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar mbetet politika qendrore dhe strategjike të qeverisë së tij. Pos kësaj Xhaferi ka theksuar se

“Puna  e qeverisë do të zbatohet në këto parime: respektimi i plotë i Kushtetutës dhe ligjeve të Maqedonisë së Veriut, përgatitja dhe zbatimi i suksesshëm i zgjedhjeve të rregullta parlamentare dhe presidenciale, të lira dhe konkurruese në përputhje me standardet më të larta të Bashkimit Evropian”.

“Mbajtjen e shkallës së lartë të dialogut, transparencës dhe llogaridhënies. Mbajtja e avancimit të lidhjeve të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, aleancën e NATO-s dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe zbatimin e plotë të parimeve dhe vendimeve të marrëveshjeve të rëndësishme për marrëdhëniet ndëretnike, kohezionin dhe stabilitetin e brendshëm dhe integrimin, e suksesshëm euroatlantik”, ka thënë Xhaferi.

12:25 Nis seanca e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut për betimin e Talat Xhaferit si kryeministër

Më shumë se një orë vonesë ka nisur seanca për emërimin e Talat Xhaferit si kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Në seancë të pranishëm janë parë deputetët të pozitës, por edhe në numër i madh i atyre të opozitës.

Xhaferi do të jetë kryeministri i parë shqiptar, ai do të ketë mandat për 100 ditë, pasi është një qeveri teknike që do të udhëheq.

11:55 Opozitare shqiptare s’shkon në seancë ku zgjedhet kryeministri shqiptar Talat Xhaferi

Opozita shqiptare në Maqedoni të Veriut bëhet e ditur se nuk do të merr pjesë në seancën parlamentare kur për herë të parë në histori të vendit, RMV do të zgjedh kryeministër shqiptar, Talat Xhaferin.

Arsyen e mospjesëmarrjes së opozitës shqiptare, këta e kanë artikuluar se nduk po u lejohet ta kenë një anëtarë të tyre në Komisionin shtetëror për zgjedhjet.

Ndërkaq gjithçka është thuajse gati për votimin e Xhaferit kryeministër në mandatin teknik – të njëqind ditëshit të fundit të ekzekutivit – para shkuarjes në zgjedhje parlamentare dhe presidenciale të Maqedonisë së Veriut

11:33 – Talat Xhaferi lartëson Ali Ahmetin: Sot jemi dëshmitarë të edhe një dite historike

Kryeministri në ardhje i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka thënë se nuk ekzistojnë fjalë mjaftueshëm të fuqishme që e përshkruajnë kontributin dhe vizionarizmin Ali Ahmetit në ndërtimin e historisë bashkëkohore të Maqedonisë së Veriut.

Në llogarinë e tij në Facebook, Xhaferi ka shkruar se sot jemi dëshmitarë të edhe një ditë historike për shqiptarët.

“Njeriu mbahet mend për veprat që i lë në trashëgimi për gjeneratat e ardhshme dhe rrugët që i trason në histori. Nuk ekzistojnë fjalë mjaftueshëm të fuqishme që e përshkruajnë kontributin dhe vizionarizmin Ali Ahmeti në ndërtimin e historisë bashkëkohore të shtetit tonë. Sot jemi dëshmitarë të edhe një dite historike për ne!”, ka shkruar ai.

11:18 – Osmani për emërimin e Xhaferit si kryeministër i Maqedonisë së Veriut: Po shkruhet historia

Ish-ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka reaguar për emërimin e sotëm të Talat Xhaferit si kryeministri i parë shqiptar  i Maqedonisë së Veriut.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, është shprehur për këtë ngjarje.

“Drejtpërdrejtë deri sa po shkruhet historia”, kanë qenë fjalët që i ka thënë Osmani për këtë ngjarje.

Banorët e fshatit Forinë të Gostivarit e konsiderojnë politikanin shqiptar Talat Xhaverin si idhull të tyre.

Në ditën kur Talat Xhaferi pritet të emërohet kryeministër i një qeverie teknike në Maqedoninë e Veriut, gazetari Flamur Gajtani ka intervistuar bashkëfshatarët e politikanit.

Banorët e Forinës e konsiderojnë këtë ngjarje si historike për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut dhe më gjerë.

Exit mobile version