3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

LIVE/ Amerika Voton

Live On Hillsborough GIFs - Find & Share on GIPHY

Nis numërimi i votave të para: Trump në epërsi ndaj Harris në Indiana e në Kentuky

Ka nisur numërimi i votave në dy shtete të Shteteve të Bashkuara të Amerikës – Indiana dhe Kentucky – ku 157 mijë vota deri më të tash janë për Donald Trump ndërsa 85mijë për Kamala Harris.

Në përqindje të hershme kjo është e shprehur në 64.1% për Donald Trump ndërsa 34.8% për Kamala Harrisin.

Vendvotimet në mbarë Shtetet e Bashkuara të Amerikës priten të mbyllen brenda dy orësh


Exit Poll: Demokracia kryeson për votuesit e Harris, ekonomia për votuesit e Trump

Demokracia dhe ekonomia rezultojnë çështjet kryesore për të gjithë votuesit.

Ata që votuan për Kamala Harris:

– Pothuajse gjashtë nga dhjetë njerëz e renditën gjendjen e demokracisë si çështjen e tyre kryesore, sipas partnerit tonë të lajmeve nga SHBA, CBS.

– Kjo pasohej nga aborti, i cili u zgjodh nga rreth një në pesë persona.

– Pak më shumë se një në dhjetë zgjodhën ekonominë.

Votuesit e Donald Trump:

Gjysma thanë se ekonomia ishte çështja e tyre numër një.

– Një në pesë thanë se emigracioni ishte prioritet.

– Pak më shumë se një në dhjetë persona thanë se u interesonte më shumë gjendja e demokracisë.


Harris fitore ndaj Trump në një territor të vogël të ShBA-së

Në ishullin Guam – territor i Shteteve të Bashkuara të Amerikës – kandidatja demokratike ka shënuar rezultat bindshëm fitues prej 49.46% ndaj rivalit Donald Trump, i cili mori 46.22%.

Megjithatë bëhet fjalë për një territor të vogël nën juridiksionin e Flotës Detare të ShBA-së, votat e të cilit territor janë jo të detyrueshme pasi nuk shkojnë të numërohen në Kolegjin Elektoral.

Siç shkruan New York Post, rezultatet në këtë ishull që nga viti 2004 kanë korresponduar me fitoren në votën popullore në nivel nacional.


Elon Musk e jep edhe milionin e fundit për votuesin e Trump-it, i 18’i me radhë

I tetëmbëdhjeti me radhë, një votues i Donald Trump në Michigan ka marrë çmimin prej një milion dollarë – të fundit me radhë – që u inicua nga miliarderi Elon Musk, i cili ka mbështetur masivisht kandidatin republikan për President të ShBA-së.

Grupi politik, i quajtur America PAC, shpalli fituesin e tij përfundimtar të martën pasdite, një ditë pasi një gjykatës i Pensilvanisë refuzoi të mbyllte programin, raportoi CNN.

Prokurori i qarkut të Filadelfias kishte ngritur një padi civile duke kërkuar ndalimin e lotarisë, duke pretenduar se ajo shkelte ligjet shtetërore të lojërave.

Faleminderit të gjithëve që nënshkruat në Mbështetjen e të Drejtave për Fjalën e Lirë dhe Mbajtjen e Armëve”, tha super PAC në një postim në X, duke iu referuar peticionit që votuesit e regjistruar mund të nënshkruajnë për t’u kualifikuar për lotarinë.


Matje të reja të “The Economist” e japin Harrisin edhe më lart, “por Trump ende mund të fitojë”

Prestigjiozja ndërkombëtare “The Economist” parasheh simbas disa matjeve të reja që shanset për fitore të kandidates demokrate, Kamala Harris, të jenë rritur prej 50 në 56%, por vërejnë se “Donald Trump ende mund të fitojë decidivisht” në zgjedhjet presidenciale amerikane.

Në përditësimin FINAL të parashikimit statistikor të The Economist për zgjedhjet presidenciale të Amerikës, shanset e Kamala Harris për të fituar u rritën nga 50% në 56%. Epërsia e saj e sapogjetur është mjaft e vogël saqë mezi mund të quhet kryesuese dhe nuk do të ishte befasi nëse Donald Trump fiton me një diferencë vendimtare”.

“Por zonja Harris shihet gjerësisht se ka pasur një javë më të fortë për t’i dhënë fund fushatës sesa zoti Trump, dhe grupi i fundit i sondazheve për të hyrë në modelin tonë e vërteton këtë”, thuhet në artikull.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img