-2.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Listës Serbe i pengojnë ushtarët e FSK-së në Mitrovicë

Lista Srpska me anë të një komunikate për media, është ankuar se zyrtarë të FSK-së kanë kaluar në anën tjetër të Ibrit.

Në këtë komunikatë, nga Lista Serbe thonë se prania e FSK-së në Mitrovicë të Veriut i ka shqetësuar banorët e kësaj ane.

“Nëse institucionet e Kosovës janë të sinqerta në synimin për të lehtësuar luftën kundër kovid atëherë ata duhet të mundësojnë zbatimin e proceseve të vaksinimit në institucionet tona shëndetësore, të mos ndalojnë shpërndarjen e vaksinave dhe të kërcënojnë arrestimet e mjekëve tanë në vazhdën e pandemisë”, thuhet në komunikatë.

“Automjetet e blinduara nuk janë një mjet për të luftuar pandeminë, por për të prishur paqen dhe qetësinë e njerëzve tanë”, shtojnë tutje nga Lista Serbe, duke thënë se banorëve të kësaj ane nuk ju mungojnë maskat mbrojtëse, ilaçet e oksigjeni, sepse po furnizohen me të njëjtat nga Qeveria e Serbisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img