4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Lista të gjata të pritjes në QKUK, Haxhiu: Interes i grupeve të caktuara që pacientët t’i dërgojnë në klinika private

Listat për ndërhyrje kirurgjike në QKUK, vazhdojnë të jenë të gjata. Në disa nga klinikat e QKUK- së, pacientët duhet të presin deri në një vit për një operacion. E kjo ka bërë që shumë nga ta të gjejnë zgjidhje në klinikat private, të cilat vazhdojnë të përfitojnë nga kjo situatë e krijuar në QKUK. Pacientët detyrohen që të paguajnë çmime të larta, për ndërhyrje në klinikat private.

Një paciente e cila ishte drejtuar në QKUK-së, për operacion të gjurit, i është thënë se duhet të pres më shumë se një vit, pasi që lista e pritjes është shumë e gjatë.

Pacientja tregon për “Indeksonline”, se nuk ka mundur të pres, pasi që po përballej me probleme të shumta, pasi që nuk mund të ecte dhe i është dashur që operimin ta kryej privat. Operim ky i cili asaj i kushtoi hiq më pak se 4500 euro.

Por krejt kjo situatë e krijuar, sipas deputetit dhe anëtarit të Komisionit për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës Bekim Haxhiu, po bëhet nga menaxheret e SHSKUK-së, të cilëve sipas tij, po u konvenon situata e krijuar, duke bërë që përfitues të jenë klinikat private.

“Kemi të bëjmë me keq menaxhim dhe keq përdorim në sektorin e shëndetësisë. Menaxheret dhe udhëheqësit kryesor të sektorit të shëndetësisë,përfshirë Ministrinë e Shëndetësisë, e cila nuk vendos prioritete e saj në sektorin e shëndetësisë dhe bordi i SHSKUK-së si organ kryesor udhëheqës, i cili ka dështuar në ofrimin e kujdesit publik shëndetësor. Dhe për pasojë gjatë vitit 2022 kemi pasur afërsisht 15 deri në 20 operacione, që kanë dështuar në ditë, në mungesë të anesteziologëve ose për arsye tjera dhe se pacientët janë detyruar që këto shërbime t’i marrin ose këto ndërhyrje kirurgjike, t’i kryejnë në sektorin privat”, tha ai.

Ndërsa thotë se grupe të caktuara të interesit brenda QKUK-së, janë të interesuar që kjo gjendje të vazhdojë, me qëllim që sa më shumë pacientë, të dërgohen në sektorin privat.

“Brenda dy viteve të fundit, kemi rënie të numrit të operacioneve në sektorin publik dhe rritje të operacioneve në sektorin privat. Kjo ka të bëjë kryesisht me interesa të grupeve të caktuara, të cilat shfrytëzojnë pozitat udhëheqëse për të dërguar sa më shumë pacient në sektorin privat”, tha ai.

Sipas tij në disa klinika ku dy vite më parë s’kishe fare listë të pritjes, tashmë pacientët presin deri në një vit.

”Klinika e Kardiologjisë në vitin 2019, ishte zero lista e pritjes dhe sot është mbi një vit. Ose në Klinikën e Radiologjisë, ku lista me 7 shtator 2020 ishte zero deri në një javë. Ndërsa sot është më shumë se një vit. Dhe kjo ka të bëjë kryesisht për shkak të bizneseve, që lidhen me sektorin privat. Dhe ata që e kanë marrë përgjegjësinë, për ta menaxhuar sektorin publik, ato pozita i kanë shfrytëzuar për të dërguar më shumë pacient në sektorin privat”, ka thënë Haxhiu.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img