1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Lista Srpska uron Vuçiqin – është luftëtari më i sinqertë për njerëzit tanë

Lista Serbe e ka uruar Kryeministrin e Serbisë – Aleksandar Vuçiq, për formimin e qeverisë së re, me besimin se me të në krye do të vazhdojë me politikën e ruajtjes dhe mbrojtjes së interesave kombëtare serbe në Kosovë, për kthimin dhe mbijetesën e të zhvendosurve dhe përforcimin e mundësive ekonomike për serbët përmes krijimit të Asociacionit të komunave serbe, shkruan Tanjug
Kjo agjenci lajmesh më tutje thekson se nga Lista Serbe janë shprehur të bindur që Vuqiç me kabinetin e ri do ta vazhdojë politikën e integrimit evropian, zhvillimit ekonomik dhe promovimin dhe ruajtjen e paqes në rajon.
“Kryeministri Vuçiq e ka dëshmuar se është luftëtari më i sinqertë për njerëzit tanë që jetojnë në Kosovë dhe është i vetmi me vizion të qartë rreth mbrojtjes së suksesshme të interesave kombëtare serbe”, citohet të jetë shkruar në urimin e tyre.
Ata po ashtu janë shprehur që kryeministri Vuçiq do të ketë gjithmonë miq të vërtetë në Listën Serbe, në luftën për ruajtjen e siç e kanë quajtur ata krahinës së tyre jugore, trashëgiminë kulturore, pronën dhe burimet natyrore.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img