-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Lista Srpska e sulmon ambasadorin amerikan i quan vlerësime paushalle deklaratat për Radojiçiqin

Lista Serbe është deklaruar pas takimit të kryetarit të saj, Goran Rakiq me ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier, me ç’rast ka kërkuar nga ky i fundit që të paraqesë prova për deklarimet e tij se Milan Radoiçiq është i përfshirë në aktivitete të paligjshme.

Ambasadori Hovenier, pas takimit, ka thënë se ia ka bërë te ditur kryetarit të Listës Serbe, qëndrimin e ShBA-së për vendimet qeveritare për fletë-deklarimet në hyrje për personat me dokumente të Serbisë si dhe për konvertimin e targave.

“Unë gjithashtu shfrytëzova rastin për t’i kujtuar atij një çështje të veçantë, në kontekstin e deklaratave të fundit. Më duhet t’u kujtoj njerëzve se, nga këndvështrimi i Shteteve të Bashkuara, z. Milan Radoiçiq, është sanksionuar nga Thesari i Shteteve të Bashkuara në bazë të informacionit tonë për lidhjet e tij me krimin e organizuar transnacional dhe korrupsionin, dhe i tregova atij që, ju e dini, pikëpamja e Shteteve të Bashkuara për këtë individ është tashmë e njohur”, ka shtuar ai.

Ndërsa Lista Serbe në një komunikatë ka thënë se hedh poshtë plotësisht deklaratat e ambasadorit amerikan në Prishtinë për përfshirjen e supozuar të Milan Radoiçiqit në aktivitete të paligjshme duke i quajtur “vlerësime paushall”.  

“Lista Serbe pret që një zyrtar i tillë i lartë të paraqesë prova të qarta për pretendimet e tij, jo vlerësime paushall. Në deklaratën e tij për media, ambasadori amerikan ka harruar të përmend atë që ka thënë në atë takim kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq lidhur me pretendimet e ambasadorit, para së gjithash, se është e papranueshme të flitet për dikë në këtë mënyrë, dhe në të njëjtën kohë për akuzat e lartpërmendura të thëna nga ambasadori amerikan, ndaj zëvendëspresidentit Radoiçiq nuk është nisur asnjë procedurë gjyqësore për të vërtetuar atë që pretendon z. Hovenier”, thuhet në komunikatë.

Sipas të njëjtës, “Prishtina dhe ambasadori Hovenier mendojnë se është e mundur të shpallet fajtor pa vendim gjykate”.

“Është veçanërisht hipokrite kur përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare u flasin serbëve për nevojën e respektimit të Marrëveshjes së Brukselit, ndërkohë që pranojnë se formimi i Asociacionit të Komunave Serbe është i pamundur nëntë vjet pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, ose kur ata flasin për respektim të drejtave dhe drejtësisë, dhe në të njëjtën Kosovë e Metohi nuk zbatohet asnjë dokument në favor të serbëve, madje as aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese”, thuhet mes tjerash në reagimin e Listës Serbe.

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka takuar të enjten ministrin për Kthim dhe Komunitete, njëherit kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img