Lista Serbe u ka bërë thirrje qytetarëve serbë në veri të Kosovës për vetëpërmbajtje dhe ka kërkuar nga ta që të lejojnë KFOR-in dhe EULEX-in që të lëvizin në këtë pjesë të vendit.
Tutje kanë kërkuar që të parandalohet çdo ndërhyrje e policisë së Kosovës, raporton Gazeta10.
“Në këtë kuptim, ne dëshirojmë që bashkëqytetarët tanë të arrestuar të lirohen, por gjithashtu kërkojmë që të parandalohet çdo ndërhyrje e policisë së Kosovës apo e njësive të tjera në veri të Kosovës. U bëj thirrje qytetarëve që të mundësojnë lëvizjen e KFOR-it dhe EULEX-it sepse prania e tyre është në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare të miratuara më parë.”, thuhet në njoftimin për media.
Tutje ata kanë thënë se të gjithë kanë nevojë për paqe e dialog të vazhdueshëm duke kërkuar edhe lirimin e personave të arrestuar nga Policia e Kosovës./Prishtinapress/