-1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Lista Serbe tërhiqet nga ideja për formimin e Asociacionit, por vetëm me këtë kusht!

Ka filluar mbledhja e deputetëve të Listës Serbe me zyrtarët nga Beogradi, lidhur me formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Në fillim të kësaj mbledhje Kryetari i të ashtuquajturit autoritetit të përkohshëm të Komunës së Zveçanit, Ivan Todosijeviq, ka thënë së nëse Perëndimi dhe Prishtina nuk kanë vullnet për formimin e Asociacionit të Komunave serbe, ata do ta bëjnë vet një gjë të tillë.

“Nëse Prishtina dhe Ndërkombëtarët nuk duan formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, ne do ta marrim fatin vet në duart tona, do ta formojmë Asociacionin dhe do të vendosim vert për jetët tona, e gjithashtu për jetët e rrezikuara të fëmijëve tanë”  tha Todosijeviq në fillim të kësaj mbledhjeje.

E edhe deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, ka deklaruar se ata kanë mbështetjen e Presidentit serb, Aleksander Vuçiq për veprimet e tyre.

“Mesazhi i Presidentit Vuçiq është që nëse përsëriten ngjarjet e dy ditëve më parë, Serbia nuk do të rrijë e shiqojë. Ne gjithashtu do të kundërshtojmë të gjitha propozimet e Qeverisë së Kosovës, sepse ajo nuk punon në të mirë të qytetarëve serb”, ka thënë Simiq.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img