Site icon PrishtinaPress

Lista Serbe sot në takim me Vuçiqin, vendosin për zgjedhjet në veri të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot do të konsultohet me Listën Serbe për të marrë vendim për pjesëmarrje ose bojkotim të zgjedhjeve të shpallura në katër komunat veriore të Kosovës.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq do të takohen sot në Beograd me përfaqësuest politik të serbëve nga Kosova.

Takimi i tyre do të mbahet në ora 12 në Pallatin “Serbia”, pas së cilit priten deklarata për media, ka njoftuar zyrta për informim e presidentit serb, transmeton prishtinapress.eu

Vuçiq ka paralajmëruar se do të ketë diskutime të gjata më serbë nga Kosova pas së cilave do të merret vendimi në lidhje me zgjedhjet e shpallura për katër komunat në veri të Kosovës.

“Do të kemi diskutime të gjata me përfaqësuesit e serbëve, ata që përfaqësojnë popullin, jo vetëm veten e tyre. Pres që me ta të marrim vendime. I kam idetë e qarta”, u shpreh Vuçiq.

Exit mobile version