Zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq, ka thënë në një intervistë për Tanjug se pozicioni i Listës Serbe është i pandryshueshëm kur bëhet fjalë për transformimin e Forcës së Sigurisë të Kosovës në ushtri, njofton Klan Kosova.
Ai po ashtu ka thënë se formimi eventual i ushtrisë së Kosovës pa aminin e Listës Serbe është i paligjshëm.
Stojanoviq ka folur edhe për dialogun në Bruksel për të cilin tha se është i domosdoshëm për stabilitetin në rajon.
I pyetur për zgjedhjet presidenciale në Serbi, Stojanoviq siguroi se serbët e Kosovës kanë besim të plotë në Aleksandar Vuçiqin.