3.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Lista Serbe reagon pas konferencës së ministrit Xhelal Sveçla

Lista Serbe ka reaguar pas konferencës së Ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla i cili foli për gjendjen në veri si dhe për Milan Radojçiq, për të cilin tha se herët ose vonë, ai do të bie në duart e Policisë së Kosovës dhe do të përballet me drejtësinë.

Në njoftimin e Listës Serbe thuhet se Sveçla pati akuza false ndaj Radoiçiq.

“Pasi, falë vizitave të tij në veri të Kosovës dhe tërbimit të forcave të tij speciale, ai bëri që situata në terren të nxehet, dhe detyroi popullin serb të mbrohet në barrikada, vazhdon me akuza false ndaj serbëve, e veçanërisht ndaj nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq”, thuhet në njoftimin e tyre, raporton Tanjug.

Tutje, në njoftimin e tyre, thuhet se ‘kërcënimet e Sveçlës nuk mund ta trembin Radoiçiq’ e as serbët prapa barrikadave.

“Kërcënimet që Sveçla i frikësuar i dërgon Radojçiq janë qesharake dhe nuk do ta trembin atë dhe asnjë serb në barrikada. Si dje dhe sot Radoiçiq është me popullin e tij dhe nuk do të ketë akuza të rreme, gjyqe të organizuara dhe kërcënime”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img