4.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Lista Serbe pretendon se Kurti i trajton serbët në Kosovë si pengje në procesin e negociatave

Lista Serbe njoftoi sot se arrestimet e fundit të serbëve në veri të Kosovës janë vazhdimësi e dhunës së kryer nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili i trajton serbët e Kosovës si pengje në procesin e negociatave.

“Sot në rajonin e veriut të Mitrovicës dhe Zveçanit, regjimi i Kurtit ka arrestuar dy serbë, IE dhe DM, dhe dy të tjerë ende janë në kërkim sipas mediave. Ju rikujtojmë se këto arrestime të bashkëqytetarëve tanë, si dhe rrahja e të rinjve në Graçanicë, vijnë pas refuzimit të Kurtit për të marrë pjesë aktive në dialog dhe për të de-përshkallëzuar situatën në terren”, thuhet në njoftim.

Lista Serbe vlerësoi se është e qartë se Kurti po vazhdon me planin e tij për zgjidhjen e çështjeve të hapura politike me dhunë dhe forcë.

“Ai i trajton serbët në Kosovë si pengje në procesin e negociatave, të cilët mund t’i ngacmojë kur të dojë, dhe në këtë mënyrë i dërgon mesazh Bashkimit Evropian se nuk mund t’i bëjnë asgjë. I bëjmë thirrje KFOR-it dhe EULEX-it që urgjentisht të parandalohen inkursionet e forcave speciale dhe provokimet e tjera të regjimit të Kurtit që rrezikojnë paqen dhe shkaktojnë tensione”, thuhet tutje në deklaratën e Listës Serbe.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img