4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Lista Serbe paralajmëron padi kundër ministrit dhe gazetarit kosovar

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lista Serbe, Slavko Simiq dhe ish-kryetari i komunës së Leposaviqit, Zoran Todiq, kanë paralajmëruar padi kundër ministrit të Vetëqeverisjes Lokale të Kosovës, Elbert Krasniqi dhe gazetarit Pleurat Salihu, për shkak të, siç pretendojnë “akuzave të rreme”.

Siç është kumtuar, këta dy zyrtarë të Listës Serbe së bashku me avokatin e tyre Nebojsha Vllajiq kanë hartuar një padi të përbashkët kundër Salihut, i cili në profilin e tij në Facebook dhe në disa media i ka lidhur ata me sulmin ndaj gazetarëve në Leposaviq më 16 qershor.

Në të njëjtën padi do të përfshihet edhe ministri i Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Kosovës, Elbert Krasniqi, për shkak të akuzave në rrjetet sociale dhe media, duke i cilësuar si organizatorë të bandave kriminale.

“Këto janë gënjeshtra absolute që paraqesin një kërcënim të drejtpërdrejtë dhe të papranueshëm dhe kanë në shënjestër Simiqin dhe Todiqin, si dhe të gjithë qytetarët e Leposaviqit që janë mbledhur prej tre javësh për të mbrojtur në mënyrë paqësore të drejtat e tyre themelore të njeriut. Qëllimi i vetëm i kërcënimeve të tilla është të frikësojnë Simiqin dhe Todiqin, si dhe popullin serb në Leposaviq dhe në veri, në mënyrë që ata të heqin dorë nga lufta “për interesat e tyre legjitime” dhe të kundërshtojnë “terrorin e Kurtit”, i cili nuk do të ndodhë kurrë”, pretendohet në kumtesën e Listës Serbe.

Kujtojmë se ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Elbert Krasniqi, ka deklaruar se dy liderët e Listës Serbe kanë organizuar bandat kriminale pas sulmit që ndodhi më 16 qershor gjatë qëndrimit të tij në komunë. Më pas një bombë shokuese është hedhur në afërsi të gazetarëve shqiptarë, pas së cilës gazetarët janë sulmuar edhe fizikisht. Në të njëjtën ditë, vetura e Krasniqit ishte vandalizuar me ngjyrë./Paparaci.com

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img