1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

“Lista Serbe mund të futet me listë të rreme në zgjedhje”, Jabllanoviq flet një skenar të mundshëm pas bojkotit

Të enjten Lista Serbe njoftoi se nuk do të merr pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të shpallura në katër komunat veriore më 23 prill, ndërkaq Aleksandar Jabllanoviq nga Partia Serbe e Kosovës në një përgjigje për Insajderin thotë se kjo është “vendim 100% i Beogradit”.

Por, Jabllanoviq ka edhe një dyshim më madhor rreth Listës Serbe. Thotë se nuk mund ta përjashtojë një skenar ku Lista Serbe do të futej në zgjedhje përmes një liste të rreme, por që realisht të qëndronin ata prapa tyre. Krejt kjo, për të mos ia dorëzuar pushtetin në ato komuna askujt tejtër.

“Unë e njoh shumë mirë Listën Serbe. Për nga perspektiva ime ata njerëz kurrë nuk do të krijojnë ndonjë hapësire për të humbur pushtetin”, thotë fillimisht Jabllanoviq, ndërsa ka edhe një vlerësim për një “marifet” që kjo parti mund ta luajë ditëve në vijim.

“Sepse po qe se pyesni njerëzit në Listën Serbe ata do të qëndronin në ato pozita për të kontrolluar gjithçka, në të dyja sistemet, në sistemin [paralel] serb edhe në sistemin kosovar”.

“Por, ajo çfarë do të jetë me të vërtetë interesante të shohim ditëve në vijim, do të jetë 18 marsi, nëse në procesin zgjedhor të vendosin një listë të rreme”, tha Aleksandar Jabllanoviq.

Ky opsion është tejet i mundshëm, shpjegon ai për Insajderin. “Një listë jo me emrin Lista Serbe, por një listë tjetër të serbëve, por që pas asaj liste të qëndrojnë Lista Serbe. Pra, këtë opsion nuk mund ta shmang. Sepse unë ende besoj se Lista Serbe nuk do të dorëzojë kontrollin që ka thjesht ashtu hajt”.

Lista Serbe nuk merr pjesë në zgjedhje

Pyetur se a do të merr pjesë ai personalisht dhe subjekti i tij në këto zgjidhje, Jabllanoviq përgjigjet pozitivisht.

“Po unë dhe partia ime do të marrim pjesë në zgjedhje në Leposaviq, dhe vetëm në Leposaviq, sepse për momentin nuk jemi aq të fuqishëm për të garuar edhe në komunat tjera”, tha ai për Insajderin.

Ndonëse afati i përfundimit të regjistrimit të subjekteve garuese ishte caktuar për 18 mars (tashmë i shtyrë deri më 22 nga KQZ), Lista Serbe nuk hezitoi të shpall mospjesëmarrjen e saj.

Por pse e bënë këtë? Jabllanoviq e sheh për presion ndaj takimit të Nivelit të Lartë në Ohër ndërmjet Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidnetit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po ashtu të caktuar më 18 mars.

Mirëpo, kjo datë edhe mund të shtyhet, vlerëson edhe vetë Jabllanoviq.

“Por, ju e dini çfarë ndodhi herën e fundit para zgjedhje. Procesi zgjedhor u shty për 23 prill. Por, edhe data e fundit që një listë të dorëzonte letrat e regjistrimit në KQZ, 21 nëntor, por a ju kujtohet se më 21 nëntor, pa asnjë arsye, Komisioni Zgjedhor nxori vendim të ri që data do të shtyhen prej 21 nëntor në 26 nëntor”.

“5 ditë më shumë. Sepse në ato 5 ditë ishte një proces negociatash në Bruksel. Është ende e hapur kjo për nga perspektiva nëse zoti Kurti dhe zoti Vuçiq pajtohen më 18 mars, ka shumë mundësi që të shohim një datë të re që partitë politike të marrin pjesë në zgjedhje ose jo”, thotë ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img