-2.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Lista Serbe me kërcenim: Do të ketë kryengritje

Lista Serbe ka paralajmëruar kryengritje për shkak të arrestimit të një shtetasi serb Milan Bozhoviqi, për të cilin u deklarua ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Kështu ka paralajmëruar Igor Simiq, nënkryetar i Listës Serbe përmes një konference për media.

Ai kërcënoi me një kryengritje mbarëkombëtare për shkak të arrestimit të M.B., dhe pretendon se qyteti dhe vendkalimet janë plot me targa KM.

“I arrestuari M.B fatkeqësisht, nuk është i pari dhe kam frikë se nuk do të jetë serbi i fundit të cilin Prishtina do ta arrestojë, ta keqtrajtojë atë dhe familjarët e tij, pa asnjë dëshmi për fajësinë e tij, tha Igor Simiq.

Sado fajtor të jetë dikush, ai përcaktohet në gjykatë dhe jo përmes llogarisë në Facebook të Ministrit të Brendshëm, që është vepër penale shpërdorim detyre, sepse ministri i Brendshëm nuk është autoritet gjyqësor dhe nuk ka të drejtë, për të dënuar këdo, theksoi ai në një fjalim të jashtëzakonshëm sot në selinë e Listës Serbe në Mitrovicë.

Kujtojmë se Lista Serbe ka bojkotuar zgjedhjet e jashtëzakonshme të cilat mbahen më 23 prill në katër komunat veriore të vendit. Goran Rakiq ka thënë se Lista Serbe nuk do të merr pjesë pa u formuar Asociacioni i Komunave me shumicë serbe si dhe pa u tërhequr njësitet speciale policore nga ato zona./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img