5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Lista Serbe: Kurti kërkon të dëbojë familjen Radoiçiq nga Kosova dhe të frikësojë më tej serbët

Lista serbe ka njoftuar sot lidhur me konfiskimin e pasurisë nga familja e ish-nënkryetarit të asaj partie, Milan Radoiçiq, se kryeministri i Kosovës Albin Kurti synon të dëbojë familjen e Radoiçiqit, të frikësojë edhe më tej popullin serb dhe t’i dërgojë mesazh se atje nuk ka vend për ta në Kosovë.

“Sot në Mitrovicë, në bazë të urdhrit të Albin Kurtit, me qëllim të përshkallëzimit të mëtejshëm, në mënyrë të paligjshme dhe të pajustifikueshme iu mor shtëpia dhe kulmi mbi kokë fëmijëve të Milan Radoiçiqit me qëllim të dëbimit dhe shpërnguljes nga Kosova, por edhe që të gjithë serbët të frikësojë dhe dërgojë mesazh se këtu nuk ka vend për ta. Aty ku këta djem të ndershëm janë rritur dhe kanë shkuar në shkollë me moshatarët e tyre, kanë planifikuar të ardhmen dhe kanë ëndërruar, tani forcat speciale të Kurtit me tuba të gjatë pa asnjë arsyeja u pushton dhe grabit shtëpinë e tyre”, thuhet në njoftim.

Sipas tyre, përfaqësuesit ndërkombëtarë duke heshtur janë bashkëfajtorë në dëbimin e serbëve.

“Në emër të Listës Serbe dhe të gjithë popullit serb pyesim nëse presioni për emigracionin e serbëve dhe fëmijëve serbë është bërë gjë normale dhe vlerë evropiane e shekullit 21? Dhe dëbimi nga këto zona? A janë përfaqësuesit ndërkombëtarë të vetëdijshëm se duke heshtur janë bërë bashkëfajtorë të dukshëm në dëbimin e serbëve”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img