Përfaqësuesit e Listës Serbe po e tregojnë haptasi kundërshtimin ndaj Forcës dhe Sigurisë së Kosovës.
Një gjë e tillë ka ndodhur edhe sot në mbledhjen e qeverisë së Kosovës.
Anëtarët e qeverisë nga Lista Serbe kanë abstenuar ndaj kërkesës së ministrit të FSK-së për ndarjen e disa fondeve për prodhimin e mjeteve për FSK-në.
Rrustem Berisha ka kërkuar për pagesën e paradhënies në vlerë 30% për prodhimin e disa mjeteve të blinduara dhe të pablinduara.
Kjo kërkesë është miratuar edhe në qeveri përkundër abstenimit të Listës Serbe.