Deputetët e Listës Serbe janë ulur sot në mes të partive të koalicionit qeverisës.
Ata sot janë në mes të grupeve parlamentare të AAK-së e Nismës, ndërsa që deri më tani kanë qenë të ulur prapa LDK-së.
Saša Milosavljeviç shef i grupit parlamentar dhe deputeti Slavko Simić, kanë qenë të ulur afër partive në koalicionin qeverisës.
Lëvizja e tyre në Kuvend, vjen pas takimit që ka pasur dje kryeministri Ramush Haradinaj me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakic dhe nënkryetarin e këtij subjekti Milan Radojcic.