Lista Serbe ka bërë të ditur të premten se kandidati presidencial, Vuk Jeremiq, nuk mundet askënd nga serbët në Kosovë t’i shikojë në sy, për shkak të një sërë veprimesh politike të cilët më herët i kishte tërhequr e që kanë të bëjnë me Kosovën.
“Vuk Jeremiqi më në fund u kujtua se Kosova ekziston dhe vendosi që fillimin e kampanjës së tij formalisht ta shënojë në Patrikanën e Pejës, por i ka rrëshqitur nga mendja se populli serb nuk janë të shenjta vetëm ikonat dhe manastiret, se për popullin tonë janë të shenjta fjalët dhe respekti dhe këtë sigurisht do ta mësojë secili serb nga Kosova se Jeremiq nuk ka marrë të gjitha hapat që të mos takohet me asnjë nga njerëzit tanë në provincën jugore”, është bërë e ditur nga Lista Serbe.