Site icon PrishtinaPress

Lista Serbe ia kërkon Vuçiqit tërheqjen nga dialogu

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, përmes një konference për media i ka bërë kërkesë presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq që të tërhiqet nga dialogu me Kosovën në Bruksel.

“Ne përfaqësuesit politike të serbëve në Kosovë, sikurse edhe të popullit serb, i kërkon presidentit Vuçiq që me të lidershipin shtetëror menjëherë ta pezullojë pjesëmarrjen e mëtejme në dialogun me Prishtinën”, është shprehur Rakiq.

“Ne besojmë se bisedimet e mëtejme nën rrethanat aktuale janë jologjike dhe kundërproduktive. Vazhdimi i bisedimeve me Kurtin pas terrorit të djeshëm do t’i dërgojë atij mesazh se veprimet e tilla janë profitabile”.

Rakiq ka thënë se Beogradi duhet të tërhiqet nga dialogu derisa nga veriu të tërhiqen Njësia Speciale e Policisë së Kosovës dhe t’i tërheqë kryetarët nga objektet komunale.

Exit mobile version