1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Lista Serbe i reagojnë Hovenier-it

“Lista Serbe është thellësisht e shqetësuar sepse ambasadori i SHBA në Kosovës, z. Hovenier, është i brengosur. Në vend që të dënojë qartë tentim vrasjen e Millan Jovanoviqit mbrëmë në “postbllokun ilegal” të njësive “parapolicore” të Kurtit në urën e Bistricës, ai është i shqetësuar”, pretendohet në kumtesën e Listës Serbe.

Siç theksohet më tej në kumtesë, “vetëm pasi ka reaguar Lista Serbe dhe ka treguar se Millan Jovanoviq ka qenë viktimë e një “sulmi të armatosur nga forcat speciale të Kurtit”, të cilët ndodhen “ilegalisht në veri të Kosovës dhe Metohisë”, pasdite vonë, i shqetësuar z. Hovenier foli dhe dërgoi këtë deklaratë të turpshme ku zvogëlon përgjegjësinë e atyre që derdhën gjakun serb, me të cilin ambasadori i shqetësuar shkaktoi shqetësimin e mbarë popullit serb”.

“Për më tepër, ky nuk është rasti i parë në të cilin sulmi ndaj serbëve relativizohet dhe përgjegjësia e kriminelëve zvogëlohet. Si përkujtim, për shkak të veturës së djegur për të cilën nuk është përcaktuar përgjegjësia e askujt, të gjitha ambasadat e KUINT-it, misionet dhe organizatat ndërkombëtare reaguan, “madje” disa ambasadorë e fajësuan Listën Serbe, dhe kur mbrëmë u qëllua një serb, civil, baba i tre fëmijëve, nuk ka asnjë dënim nga ambasadorët e KUINT-it dhe as kërkesë që të ndalen sulmet ndaj qytetarëve “të pafajshëm” serbë. Me këto veprime po bëjnë të kundërtën e asaj që është e nevojshme për normalizimin e marrëdhënieve në Kosovë”, pretendohet në kumtesën e Listës Serbe./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img