14.7 C
Pristina
Sunday, September 29, 2024

Buy now

spot_img

“Lista Serbe është pengesa për bërjen e Ushtrisë së Kosovës”

Projektligji për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri i dorëzuar nga presidenti Hashim Thaçi, vazhdon të mbetet vetëm si ide e paartikuluar.

Ky Projektligj i propozuar nga Thaçi madje nuk arriti të gjejë as përkrahjen ndërkombëtare, gjë për të cilën është më se e nevojshme.

Sipas deputetit të Nismës për Kosovën, Zafir Berisha, ideja e presidentit Thaçi për ushtrinë, ka qenë vetëm për t’u bërë lajm, në mënyrë që të përmirësojë imazhin e tij të dëmtuar.

“Ideja e Hashimit për Ushtrinë po shihet se ka qenë vetëm për me e bë lajm në kuadër të përmirësimit të imazhit të tij të dëmtuar”, ka thënë Berisha për Indeksonline.

Berisha ka shtuar se Ushtria bëhet në koordinim me partnerët ndërkombëtar dhe se Thaçi nuk i ka përfunduar ende të gjitha mundësit për këtë.

“ Ushtria bëhet në koordinim me partner ndërkombëtar në fushën e sigurisë, Hashimi nuk i ka  shtjerr të gjitha mundësit për bërjen e Ushtrinë me ndryshime kushtetuese për atë i ka zënë sharra në thumb si thotë populli”, ka shtuar Berisha.

Sipas deputetit të Nismës për Kosovën, Lista Serbe është pengesa për bërjen e Ushtrisë në Kosovë.

“Lista Serbe  është pengesa për bërjen e Ushtrisë me kushtetutë dhe për këtë duhet t’i bind SHBA dhe NATO”, ka përfunduar Berisha.

Ndryshe duhet përkujtuar që Lista Serbe është kthyer në institucionet e vendit gjatë javës së kaluar por duke deklaruar se janë kthyer me synimin për kundërshtim të Projektligjit për Ushtrinë e Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img