-1 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Lista Serbe e quan “të pabazë” vendimin për paraburgimin e dy serbëve që u arrestuan në Zveçan

Policia e Kosovës mbrëmë në veri ka arrestuar dy shtetas të Serbisë, të cilët kanë qenë duke qarkulluar me një automjet me targa të Sllovenisë. Ndaj tyre, Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur nga një muaj paraburgim.

Për këtë ka reaguar Lista Serbe me anë të një njoftimi për media duke thënë se vendimi i Themelores ndaj serbëve “është  i paligjshëm dhe i pabazë”.

Ndërkaq në njoftimin e  Gjykatës Themelore në Prishtinë thuhet se të pandehurit R.P dhe D.O, dyshohen se kanë bashkëkryer veprat penale “Bashkimi për veprimtari kundërkushtetuese me qëllim të sulmit kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, “Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare”, “Sulmi ndaj personit zyrtar” si dhe për veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img