Përfaqësuesit e Listës Serbe sot e kanë dorëzuar për interpretim Ligjin për gjigantin ‘Trepça’ në Gjykatën Kushtetuese, i cili është miratuar ditë më parë në Kuvendin e Kosovës.
Në ditën kur u votua Ligji për Trepçën, deputetët e Listës Serbe e kishin bojkotuar këtë seancë në shenj pakënaqësie.
Ndryshe, 93 deputetë kanë marrë pjesë në votimin për miratimin e Ligjit për Trepçën. Prej tyre 79 kanë votuar “për”, asnjë “kundër” dhe ka pasur 14 abstenime.
Nëse Ligji për Trepçën nuk do të hynte në fuqi deri më 2 nëntor, gjiganti ekonomik do të mund të shkonte në likuidim sipas vendimit të Dhomës së Veçantë të Gjykatës Supreme.