Site icon PrishtinaPress

Lista Serbe deklarohet rreth vendimit për largim nga Qeveria e Kosovës

Lista Serbe po shqyrton daljen nga koalicioni qeverisës i vendit, pas zhvillimeve të sotme në veriun e vendit, përkatësisht arrestimit të shefit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, në Mitrovicën e Veriut.

Shefi i këtij subjekti, Goran Rakiq, ka thënë, nëpërmjet një letre të publikuar në ueb-sajtin zyrtar të Listës Serbe, se së shpejti do të nisin iniciativën për ta braktisur Qeverinë e Kosovës.

“Të dashur qytetarë, kjo është një ditë e vështirë për serbët në Kosovë dhe Metohi, ku u tregua më së miri fytyra e institucioneve në Prishtinë”, është shprehur ai.

Ai ka thënë se sot përfaqësuesit legjitimë të popullit serb janë trajtuar “brutalisht” në Mitrovicën e Veriut.

“Pas këtij abuzimi dhe demonstrimi të forcës, udhëheqja e Listës Serbe ka mbajtur një mbledhje urgjente, për të nisur iniciativën për braktisjen e Qeverisë në Prishtinë”, është shprehur Rakiq.

“Ne do t’ia kumtojmë këtë vendim presidentit të Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq”, ka bërë të ditur ai.

Sipas tij, s’ka kuptim dialogu në rrethana të këtilla

Exit mobile version