3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Lista Serbe bojkoton zgjedhjet në veri, a do të merr pjesë ndonjë parti tjetër?

KQZ ka bërë të ditur se ka hapur afatin për regjistrimin e partive për zgjedhjet në veri. Lista Serbe njofton se do të bojkotojë zgjedhjet, ndërsa shqiptarët janë të gatshëm.

Të vetmet gjëra që u vendosën të reja janë dryni dhe flamuri i Serbisë.

Kurse gjithçka tjetër ka mbetur e njëjtë.

Afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme ka filluar këtë të enjte dhe do të zgjasë deri me 18 mars.

Qysh në këtë ditë Lista Serbe bëri të ditur se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e prillit.

Këtë, Emir Azemi, ish kryesues i Kuvendit Komuna të Mitrovicës së Veriut po e quan lojë të tyre.

E Skënder Sadiku thotë se Lista Serbe do ishte mirë të merrte pjesë, por nëse nuk e bënë, ka iniciativa dhe kandidatë tjerë të pavarur që i hyjnë garës.

Kaq i sigurt nuk është kandidati për kryetar të Mitrovicës Veriore Betim Osmani.

Ai thotë se janë të gatshëm gjithmonë dhe institucionet duhet të jenë më vigjilente kësaj radhe.

Pikërisht në ditën kur përfundon afati i regjistrimit të partive do të takohen edhe Kurti e Vuçiq në takimin siç po quhet “nënshkrues” në Bruksel.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img