-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Lista Serbe bën thirrje që të bojkotohen zgjdhjet në veri

Lista Serbe, partia e cila i ka bojkotuar zgjedhjet lokale të 23 prillit, u ka bërë thirrje serbëve në veri të Kosovës që ta bëjnë të njëjtën gjë.

Me thirrjen që vendvotimet të jenë të zbrazura, kjo parti ka thënë se do t’i japë mesazh Prishtinës dhe komunitetit ndërkombëtar.

Në deklaratën e tyre thuhet se kjo parti i bën thirrje “të gjithë popullit serb” që të qëndrojë i qetë të dielën dhe të mos bjerë në “provokimet e regjimit të [kryeministrit të Kosovës] Albin Kurti”, qëllim i vetëm i të cilit, siç tha, është “dëbimi i serbëve nga veriu”.

Në deklaratën e saj, po ashtu, thuhet se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “dëshiron t’i pushtojë komunat e veriut të Kosovës” përmes “kryetarëve pushtues”.

Të dielën e 23 prillit, qytetarët e katër komunave në veri do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e ardhshëm që do të qeverisin me Mitrovicën e veriut, Zveçanin, Zubin Potokun dhe Leposaviqin.

Përveç votimit për kryetar, në komunën e Zveçanit dhe Leposaviqit do të votohet edhe për zgjedhjen e dy kuvendeve komunale.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img