1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Lista me dhjetë ushqimet e pasura me proteina

Ushqimet me proteinë janë thelbësore për shëndetin tonë, sepse nëpërmjet tyre trupi ynë arrin të qëndrojë në këmbë. Ndaj, ja se cilat janë ushqimet proteinike që nuk duhet të mungojnë në kuzhinën tuaj
Rëndësia e proteinave është e njohur prej kohësh. Marrja e tyre kryesisht është shumë e rëndësishme në fëmijëri, sepse në këtë moshë ushqimet proteinike nuk mund t’i mungojnë ushqyerjes së përditshme. Që nga momenti që këto ushqime u shërbejnë muskujve, për të qenë të fortë dhe të tonifikuar, edhe sportistët e ndiejnë nevojën për marrjen e tyre çdo ditë. E çfarë mund të thuash për dietën Dukan, e cila mbi ushqimet proteinike ndërton të gjithë programin e saj dobësues?!
Kjo ndodh sepse ndryshe nga substancat e tjera ushqyese që ndodhen në ushqime, proteinat kanë karakteristikë që harxhojnë më shumë energji për t’u tretur, pra ato na ndihmojnë që të humbasim peshë, sepse stimulojnë metabolizmin.
Ja sepse një listë me ushqime proteinike, na shërben shumë nëse jemi duke ndjekur një dietë dobësuese.
1) Veza
Veza përmban 93% proteina, një koncentrat të vërtetë energjie. Duke qenë se ajo përbëhet nga dy pjesë, ne ju sugjerojmë se nëse dëshironi të dobësoheni, të hani vetëm pjesën e bardhë.
2) Soja
Soja është një perime shumë e pasur me proteina me origjinë vegjetale dhe me cilësi të mirë. Ajo përmban rreth 80% të tyre. Është tepër e mirë, kryesisht për ata persona që janë vegjetarianë.
3) Djathi
Djathi është një burim i mrekullueshëm proteinash. Ai është shumë i rëndësishëm në tavolinë, sidomos kur rreth saj ka edhe fëmijë në zhvillim.
4) Mishi i bardhë i pulës
Mishi i bardhë i pulës është një ushqim që ndonjëherë tentojmë ta quajmë në mënyrë të padrejtë, ushqim pa vlera. Por në të vërtetë, nëse gatuhet me ushqime që përmbajnë hekur, ose me një sallatë të pasur me vitamina, mishi i bardhë i pulës është një pjatë e dytë ideale, e cila përmban 30% proteina.
5) Thjerrëzat
Thjerrëzat janë perime dhe si të gjitha perimet, ato përmbajnë shumë proteina me origjinë vegjetale. Specifikisht ato përmbajnë rreth 22% proteina. Thjerrëzat janë më të tretshme sesa fasulet dhe gatuhen për një kohë më të shkurtër.
6) Salmoni
Peshku, ashtu si mishi, përmban shumë proteina të mira, të cilat asimilohen lehtësisht dhe mbi të gjitha në krahasim nga mishi i kuq, nuk kanë yndyra të dëmshme. Salmoni për shembull është vërtetë një ushqim perfekt për një dietë dobësuese, pavarësisht se është një lloj peshku me yndyrë. I pasur me Omega 3, ndihmon në pastrimin e arterieve dhe me 25 përqindëshin e proteinave, na mban në formë të plotë.
7) Fileto e viçit
Është një nga ushqimet më të mira proteinike (40% proteinë në 100 gramë). Filetot e viçit janë një zgjedhje e shkëlqyer edhe gjatë një diete dobësimi.
8) Sardelet
Sardelet janë ushqimet proteinike më ekonomike. Ato janë shumë të shijshme, ndërsa përmbajnë 32% të proteinave në 100 gramë. Ato mund të shërbejnë si një pjatë e dytë.
9) Çokollata
Edhe çokollata përmban një sasi të mirë proteinash. Ajo përmban 20% proteina. Ndaj nuk do të bënit keq, që në dietën tuaj të shtonit edhe pak çokollatë shqeto. Për më tepër, çokollata përmban një substancë, e cila favorizon humorin e mirë.
10) Stikat e pishës
Stikat e pishës, përbërëse të shumë recetave të kripura ose të ëmbla, janë një burim i jashtëzakonshëm proteinash (32% në 100 gramë).

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img