Site icon PrishtinaPress

Lista finale, dy kandidatë për guvernator të BQK-së

Paneli për përzgjedhjen e kandidatëve për pozitën e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) ka përcaktuar listën finale me dy kandidatë.
Në këtë listë dërguar Kuvendit të Kosovës janë përzgjedhur, Ahmet Ismaili dhe Lulzim Ismajli.

Banka Qendrore e Kosovës njofton se Ahmet Ismaili është renditur me 84.67 pikë, ndërsa Lulzim Ismajli me 73.67 pikë, nga 100 maksimale.

“Banka Qendrore e Kosovës k Paneli për përzgjedhjen e Guvernatorit/es të Bankës Qendrore ka dërguar në Kuvendin e Kosovës dhe Qeveri, listën e kandidatëve të përzgjedhur si në vijim: Ahmet Ismaili – (84.67 pikë, nga 100 maksimale),Lulzim Ismajli – (73.67 pikë, nga 100 maksimale)”, thuhet në njoftimin e BQK-së.

Banka Qendrore e Kosovës (BQK), kishte përsëritur konkursin për guvernator të ri pas dështimit të përzgjedhjes së guvernatorit nga Kuvendi i Kosovës.

BQK-ja aktualisht udhëhiqet nga U.D i guvernatori Bashkim Nurboja i cili e ka marrë këtë detyrë pasi që i ka skaduar mandati Fehmi Mehmetit më 29 mars të këtij viti.

Exit mobile version