0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

“Lista e zezë” e bizneseve joaktive

Në mesin e mijëra kompanive private në Kosovë, vetëm dy janë identifikuar si shkelëse të ligjeve në fuqi vitin e kaluar.

Ato janë futur në të ashtuquajturën “lista e zezë” e hartuar nga Organi Shqyrtues i Prokurimit, pas kërkesës së autoriteteve kontraktuese, shkruan sot Koha Ditore.
Por kjo listë nuk është përditësuar që nga gushti i vitit të kaluar nga OSHP-ja dhe kompanitë që figurojnë në të tashmë iu ka skaduar masa e diskualifikimit. Që nga viti 2012 e deri më tani, në “listën e zezë” janë vendosur vetëm pesë kompani, me arsyetimin për falsifikim të dokumenteve.
Ndaj tyre, OSHP-ja ka caktuar masën e diskualifikimit nga tenderët për periudhën nga katër deri në 12 muaj.
Në OSHP i nuk janë përgjigjur interesimit të gazetës lidhur me përditësimin e kësaj liste, edhe pse pyetjet i janë dërguar në e-mailin zyrtar që nga 30 gushti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img