-3.6 C
Pristina
Wednesday, February 19, 2025

Buy now

spot_img

Lista e VV-së për Mitrovicë: Albin Kurti i pari, Muja e Bahtiri dobët

Lëvizja “Vetëvendosje” ka arritur të dal e para në Mitrovicë në zgjedhjet e 9 shkurtit. Partia e Albin Kurtit mori gjithësje 19021 vota.

Media lokale e kësaj komune Mitrovica Sot ka publikuar një tabelë të rezultateve nga procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë. Aty prinë lideri i LVV-së, Kurti me mbi 6 mijë vota, duke u pasuar nga Glauk Konjufca me afro 5 mijë.

Mirë nuk duket se qëndron Armend Muja. Ai deri më tani mori vetëm 2139 vota.

Kujtojmë se ende po vazhdon procesi i numërimit në qytetin e Mitrovicës.

Albin Kurti

Glauk Konjufca

Faton Peci

Agim Bahtiri

Arjeta Fejza

Armend Muja

Mimoza Kusari Lila

Fjolla Ujkani

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka përfunduar procesi i numërimit të votave në 9 Qendra Komunale të Numrimit në Novobërdë, Obiliq, Shtërpcë, Junik, Hani i Elezit, Partesh, Junik, Ranillug, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.

Sipas njoftimit të KQZ-së, deri më 14 shkurt 2025 janë numëruar 876 vendvotime nga 2,533.

Ndërsa, aktualisht procesi i numërimit është duke vazhduar në 25 Qendra Komunale të Numërimit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img