Mbrëmjen e kësaj të marte është mbajtur ceremonia e 42-të e ndarjes së çmimeve më të mëdha të muzikës britanike, Brit Awards 2022.
Artistë të shumtë ndërkombëtare si: Adele, Olivia Rodrigo, Maneskin e shumë të tjerë ishin prezentë teksa performuan hitet e tyre më të mira.
Për të dytin vit radhazi, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa triumfoi duke u shpërblyer me një çmim në kategorinë e “Artistes më të mirë të zhanrit Pop/R&B”, duke lënë pas emra të njohur si: Adele, Ed Sheeran, Joy Crookes dhe Griff.
Adele, nga ana tjetër ishte artistja që pati më shumë nominime dhe arriti të rrëmbente më shumë çmime.
Më poshtë është lista e plotë të fituesve të “Brit Awards 2022”:
1-Kënga më e mirë e vitit- Adele, Easy On Me.
2-Kënga më e mirë ndërkombëtare e vitit – Olivia Rodrigo, “Good 4 U”.
3-Artisti më i mirë i zhanrit Pop/R&B-Dua Lipa.
4-Artisti më i mirë i zhanrit ‘rock’ dhe alternative-Sam Fender.
5-Artisti më i mirë i zhanrit ‘dance’ – Becky Hill.
6-Grupi më i mirë i vitit-Ëolf Alice.
7-Artisti më i mirë ndërkombëtar-Billie Eilish.
8-Artisti i ri më i mirë-Little Simz.
9-Artisti më i mirë i zhanrit rap-Dave.
10-Grupi më i mirë ndërkombëtar-Silk Sonic.
11-Artisti i vitit-Adele.
12-Çmimi i karrierës (Autori muzikor më i mirë i vitit)-Ed Sheeran.
13- Albumi i vitit-Adele, “30”.