Site icon PrishtinaPress

Lista e pavarur Bekim Jashari ngrit kallzim penal ndaj kryetarit Fadil Nura (DOKUMENT)

Asamblistat e IDEAL’it të Bekim Jasharit ka ngritur kallëzim penal kundër kryetarit aktual të Skenderajt, Fadil Nura për keqpërdorim të detyrës zyrtare, shkuran rajoni.org.

Kallzimi penal u ngrit me arsyen keqpërdorim të detyrës zyrtare pasi që kryetari Nura kishe emëruar Haxhi Bejtën, shef të Zyrës së Prokutimit, ani pse i njejti nga viti 2019 ka humbur statusin e shërbyesit civil të komunës së Skenderajt.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Komunës së Skenderajt,

Lista e Pavarur Bekim Jashari, përmes asambleistëve të saj, në mbrojtje të interesit të përgjithshëm dhe ligjeve në fuqi, ka ngritur kallëzim penal kundër kryetarit aktual të Komunës së Skenderajt, z. Fadil Nura, për keqpërdorim të detyrës zyrtare, duke emëruar në kundështim me ligjin, z. Haxhi Bejta, shef të Zyrës së Prokutimit, ani pse i njejti nga viti 2019 ka humbur statusin e shërbyesit civil të komunës së Skenderajt.

Këtë vendim në kundërshtim me ligjin, z. Nura e ka marrë vetëm një ditë pasi ka marrë mandatin e tij në udhëheqje të komunës së Skenderajt.

Lista e Pavarur Bekim Jashari, duke besuar në institucionet tona të drejtësisë të ndertuar me shumë mund e sakrificë, kërkon që kjo padi të trajtohet me kohë dhe gjithnjë sipas ligjit.

Exit mobile version