Site icon PrishtinaPress

Lista e kanaleve më fitimprurëse në YouTube

Pavarësisht rritjes së popullaritetit të platformave rivale të krijimit të përmbajtjeve si TikTok, Instagram dhe Twitch, YouTube ende mbetet lider i kësaj fushe.

Është ueb-faqja e dytë më e vizituar në internet pas Google dhe ka rreth 14.3 miliard vizita për muaj, shifër kjo më e madhe se e Facebookut dhe Wikipedia.

Në platformë çdo minutë transmetohen 694 mijë orë material të videove – kjo është një shifër mbresëlënëse duke e llogaritur që përdoruesit e Netflix transmetojnë vetëm 452 mijë orë material të videove, të cilët edhe ofrojnë filma me metrazh të gjatë.

Që nga viti 2007, kreatorët e përmbajtjeve kanë pasur mundësinë që të fitojnë të ardhura nga platforma, dhe kjo ka frymëzuar një gjeneratë të tërë të kreatorëve të cilët e kanë shfrytëzuar platformën për të siguruar jetesën.

Në vitin 2019, një pyetësor zbuloi se një e treta e fëmijëve të moshave 8 deri në 12 vjeç ëndërrojnë të bëhen një ditë “YouTuber-a”.

Edhe pse nuk mund të jetë edhe aq fitimprurëse siç duket, përmes kësaj platforme rreth 400 mijë amerikanë sigurojnë jetesën.

Për të parë se cilët “YouTuber-sa” fitojnë më së shumti nga platforma, CashNetUSAanalizojë kanalet e përdoruesve në të gjitha vendet.

Si u morën këto të dhëna?

Duke përdorur bazën e të dhënave të SocialBlade në YouTube, CashNetUSA ka analizuar kanalin me fitimet më të larta në çdo vend dhe një vlerësim të fitimeve gjatë gjithë jetës së kanalit. Rezultatet janë ndarë sipas rajonit dhe llojit të kanalit.

Gjetjet kryesore

Kanali amerikan për fëmijë “Cocomelon” është kanali i YouTube me më së shumti fitime ndonjëherë, me një shifër prej 261.14 milionë euro (282.8 milionë dollarë) nga videot e saj që prej vitit 2006.

Kanali me përmbajtje për fëmijë ishte fitimprurës në pesë nga gjashtë kontinentet.

Ashtu si dhe Cocomelon në Amerikën e Veriut, Evropa dhe Amerika e Jugut gjithashtu kanë kanalet e fëmijëve në vendin e parë si arkëtues më të mëdhenj të parave.

Like Nastya i Rusisë me 154.65 milionë euro (167.5 milionë dollarë) dhe El Reino Infantil i Argjentinës me 94.36 milionë euro (102.2 milionë dollarë) kanë grumbulluar së bashku më shumë se 100 milionë dollarë nga YouTube.

Me mbi 22 miliardë shikime, “YouTuber-i” amerikan FGTeeV ka fituar më së shumti para se ndonjë kanal i video-lojërave në historinë e tyre, duke fituar mbi 43.4 milionë euro (47 milionë dollarë) gjatë kësaj kohe.

Përmbajtjet për fëmijë e dominojnë listën globale të kanaleve me më së shumti të YouTube

Me mbi 500 orë të përmbajtjes që ngarkohen në YouTube çdo minutë, shikuesit anembanë botës kanë se çfarë të zgjedhin për të shikuar.

Gjashtë kanale tani kanë mbi 100 milionë abonentë.

Por cila nga këto kanale fitojnë më së shumti.

Amerika Veriore – Cocomelon, Babadun VanossGaming janë në mesin e fituesve kryesor të kontinentit.

Afro tre të katërtat (73%) e të rriturve amerikan deklarojnë se e përdorin YouTube.

Tani në këtë platformë janë 22 mijë kanale me mbi 1 milionë abonentë, dhe platforma numëron më shumë se një të katërtën (27%) të trafikut të videove celulare në Amerikën e Veriut.

Oreksi i kontinentit për përmbajtje video nga YouTuber e tyre të preferuar nuk tregon asnjë shenjë ngadalësimi, por cilët krijues fitojnë më shumë?

Me më shumë se 136 miliardë shikime në videot e tyre, kanali për fëmijë Cocomelon kryeson rrugën për fitimet e YouTube në Amerikën e Veriut, duke bërë një total prej 261.14 milionë euro (282.8 milionë dollarë) nga platforma deri më tani.

Gjiganti meksikan i argëtimit Babadun me 36.2 milionë euro (39.3 milionë dollarë) dhe lojtari kanadez VanossGaming me 28.8 milionë euro (31.3 milionë dollarë) gjithashtu kanë bërë pasuri të konsiderueshme nga kanalet e tyre.

Amerika Jugore – El Reino Infantil me përmbajtjen për fëmijë i mposht dukshëm rivalët

Tre vende jug-amerikane – Brazili, Argjentina dhe Kolumbia, janë në mesin e 25 vendeve me më së shumti shikime në YouTube, me 247 miliardë shikime vetëm në Brazil.

Në vitin 20165, videoja muzikore për e këngës “Chantaje” nga këngëtarja kolumbiane Shakira u bë videoja më e shpejtë në gjuhën spanjolle e cila arriti 1 miliardë shikime në këtë platformë.

Evropë – kanalet e lojërave dominojnë, por Like Nastya e kryeson listën

Vetëm pak më shumë se një e katërta (27%) e shikimeve globale të YouTube u përket përdoruesve evropian, me Mbretërinë e Bashkuar, Rusinë dhe Spanjën në mesin e vendeve që i prijnë listës.

Ky kërkim tregon se ka një preferencë të qartë për lojtarët – 16 nga 45 shtetet e kontinentit si kanalin me më së shumti fitime i kanë kanalet që kanë përmbajtje me video lojëra.

DanTDM nga Mbretëria e Bashkuar me 36.7 milionë euro (39.8 milionë dollarë) dhe Jacksepticeye nga Irlanda me 29.9 milionë euro (32.5 milionë dollarë) janë ndër kanalet me më së shumti fitime.

Megjithatë, askush në Evropë nuk ka fituar më shumë se kanali rus Like Nastya.

Me më shumë se 82 miliardë shikime, përmbajtja e tyre miqësore për fëmijët ka fituar 154.6 milionë euro (167.5 milionë dollarë) që nga krijimi i kanalit në dhjetor 2016.

Lindja e Mesme dhe Azia Qendrore – Toyor Al-Jannah i kalon vlogerët kryesor të rajonit

Numri i kanaleve të YouTube në Lindjen e Mesme është ngritur për 160 për qind mes viteve 2015 dhe 2018, me mbi 200 kanale të rajonit që kalojnë shifrën e mbi 1 milionë abonentëve.

Sipas Tubular Labs, Arabia Saudite ka kohën më të lartë të shikimit për kokë banori se çdo vend tjetër në botë dhe ka parë një fluks në rritje të femrave të cilat janë kreatore të përmbajtjes.

Kur bëhet fjalë për fitimet më të mëdha të gjitha kohërave, platforma jordaneze e fëmijëve Toyor Al-Jannah (toyoraljanahtv) tejkalon çdo kanal tjetër në rajon. I prezantuar në vitin 2008, ai ishte ndër rrjetet e para argëtuese në Lindjen e Mesme kushtuar videove të fëmijëve në YouTube.

Ai kanal ka fituar 49,8 milionë euro (54 milionë dollarë) që atëherë, më shumë se blogerët nga Emiratet dhe Arabia Saudite Shifa (aka shfa2) dhe Mohammed Moshaya Al-Ghamdi (aka mmoshaya), të cilët fituan respektivisht 39.6 dhe 313 milionë euro (43 dhe 34 milionë dollarë).

Pjesa tjetër e Azisë dhe Oqeania – përmbajtjet për fëmijë dominojnë rajonin e Bollywood-it dhe K-Pop-it.

Historia e YouTube gjatë dekadës së fundit është mbizotëruar nga rritja në rajonin e Azi-Paqësorit, nga rivaliteti i PewDiePie me kanalin Bollywood T-Series deri te ngritja e fuqive të K-Pop BTS dhe Blackpink.

Gjysma e 20 kanaleve më të abonuar në YouTube janë të vendosura në Indi ose Kore të Jugut.

Ndërsa shumë nga kanalet zyrtare të Bollywood dhe K-Pop janë përjashtuar nga kërkimi ynë, kanalet individuale janë ende të lulëzuara në rajon.

Edhe një herë, është përmbajtje miqësore për fëmijët që dominon skenën. ChuChuTV i Indisë ka fituar 75.3 milionë euro (81.6 milion dollarë) që nga fillimi i kanalit në 2013, më shumë se CKN e Australisë me 36.4 milionë euro (39.5 milion dollarë) dhe Fischers e Japonisë me 27.5 milionë euro (29.8 milion dollarë).

Afrikë – kanalet në gjuhën arabe gjejnë sukses në ekosistemin më të vogël të kontinentit

“YouTuber-ët” afrikan tradicionalisht nuk kanë pasur mundësi që të arrijnë shifra të mëdha të shikimeve sikurse kreatorët në rajonet e tjera; ata përballen me një “luftë” të vështirë pasi që vetëm 22 për qind e popullatës afrikane kanë qasje në internet.

Pavarësisht kësaj, ka shenja të ngritjes së kërkesës për përmbajtje të YouTube në këtë rajon.

Kenia, Nigeria dhe Afrika e Jugut, që të gjitha kanë të paktën 300 kanale me mbi 100 mijë abonentë.

Ky hulumtim tregon se kanali nga Egjipti “حِرف إبداعية في 5 دقائق” (Creative Crafts in Five Minutes) i Egjiptit është kanali me fitimet më të larta në Afrikë, me 8.02 milionë euro (8.7 milionë dollarë) të ardhura të realizuara që nga fillimi i tij në 2017.

“YouTuber-i” algjerian i gatimit Oum Walid me 4.52 milionë euro (4.9 milion dollarë) dhe komediani nigerian, Mark Angel me 3.87 milionë euro (4.2 milion dollarë) janë gjithashtu ndër kanalet më fitimprurëse të Afrikës.

Cocomelon e udhëheq fushën e YouTube tek përmbajtja për fëmijë

Siç e kemi parë tashmë, videot për fëmijë janë jashtëzakonisht të njohura.

Në vitin 2015, Google lansoi “YouTube for Kids”, një aplikacion televiziv dhe celular që ofron një shërbim të dedikuar për fëmijët me karakteristika më të forta të kontrollit prindëror.

Ndërsa ishte e diskutueshme dhe mund të shfrytëzohej me përmbajtje të papërshtatshme, platforma ka qenë tepër e popullarizuar.

FGTeeV i mposht thellë titanët e lojërave në YouTube

YouTube zakonisht ka qenë strehë për përmbajtjet e lojërave, dhe popullariteti i saj është ngritur përgjatë viteve.

Google raporton se më shumë se mbi 200 milionë persona i shikojnë “YouTuber-ët” e tyre të preferuar dike luajtur video lojëra çdo ditë, dhe dy e treta e popullatës amerikane nën moshën 13 vjeç, sipas Nielsen tani konsiderohen si “gamer-a”.

Video të ndryshme të Minecraft, video lojës më të shitur në botë të ngarkuara në platformë, janë parë mbi trilionë herë.

A mund ta ndal dikush Youtube-in si “Mbretin” e përmbajtjes?

Në mbarë botën, rritja e YouTube nuk tregon asnjë shenjë ngadalësimi, edhe përballë konkurrentëve që përcaktojnë gjeneratën e ndryshme si TikTok dhe Instagram.

Popullariteti i YouTube në mesin e Gen-Z do t’i japë gjigantit të përmbajtjes fuqi shumë vjeçare në dominim mbi Facebook dhe Instagram.

Përderisa konkurrenti i saj, Twitch, fitoi popullaritet të madh gjatë pandemisë, tërheqja e gjerë e YouTube është çelësi i epërsisë së saj.

Cilado qoftë përmbajtja e YouTube që ju pëlqen të shikoni, mund të shfletoni të dhënat e plota më poshtë për të parë nëse kanalet tuaja të preferuara kishin fitimet më të larta në vendet e tyre përkatëse.

Exit mobile version