10.2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Lista e dëshmitarëve përplas pozitën e opozitën në Komisionin Hetimor për MPJD-në

Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka mbajtur takim me ekspertët e angazhuar në komision.

Në këtë mbledhje para anëtarëve të Komisionit ekspertët e angazhuar prezantuan listën me dëshmitarët që do të dëshmojnë në Komision. Kjo listë bëri që të ketë përplasje ndërmjet deputetëve të opozitës dhe pozitës.

Opozita pati ankesa që MPJD-ja nuk ka dërguar të gjitha dokumentet që janë kërkuar nga Komisioni dhe se në mungesë të dokumenteve lista nuk përfshinë të gjithë dëshmitarët. Në anën tjetër anëtaret e pozitës kërkuan që kjo listë të mos votohet sot dhe të ju jepet kohë edhe anëtarëve të Komisionit që të japin propozimet e tyre që lista të kompletohet.Ku pas diskutimeve që patën, deputete e pozitës lëshuan mbledhjen e Komisionit.

Kryetarja e Komisionit Time Kadrijaj, ka thënë se ekspertet e angazhuar janë Gëzim Kolgeci, Shpend Shabani dhe Shkëlqim Jakupi.“I kemi angazhuar ekspertët Gëzim Kolgeci, Shpend Shabani dhe Shkëlqim Jakupi. Ka mungesa në kompletimin e materialit qe na duhet, e këta e kanë hartuar një listë për dëshmitarët”, ka thënë ajo.

Eksperti Gëzim Kolgeci, ka thënë se lista me dëshmitarë është krijuar duke u bazuar në dokumentacionet që kanë pasur në dispozicion“Lista e dëshmitarëve është krijuar mbi bazën e dokumenteve që i kemi në dispozicion dhe që është në objekt hetimi. Kemi pasur edhe dilema me ekspertë se a duhet të thirren edhe kategori të tjera. Për secilën kategori se pse janë prezentu dëshmitarët janë dhënë”, ka thënë ai.

Eksperti Shpend Shabani, ka thënë se lista me dëshmitar është propozuar nga ta dhe se tani ajo pritet që të kompletohet edhe nga anëtaret e Komisionit.“Tek lista e dëshmitarëve kjo është propozim listë nga ana jo dhe kjo pritet që të votohet nga ju, ne kemi bërë një propozim listë nuk do të thotë që është e kompletuar. Kemi përfshirë dëshmitarë nga MPJD, dilemën e kemi pasur tekë anëtare e komisionit disiplinor. Në bazë të materialit ka pak raste”, ka thënë ai, raporton EO.

Eksperti Shkëlqim Jakupi, ka thën se dëshmitarët që do të propozohen do të jenë ata që kanë pasur ndikim.“Një punë për të cilën do të angazhohemi do ta kryejmë me profesionalizëm dhe ndershmëri”, ka thënë ai.

Deputetja e PDK Ariana Musliu Shoshi, ka thënë se ka mungesë të dokumentacionit të cilat nuk u janë dorëzuar nga MPJD.“Unë mendoj që lista e dëshmitarëve për fillimi është në rregull. Duhet që të këtë edhe shume dëshmitare të tjerë. Por ka mungesë të dokumenteve pasi nuk janë dorëzuar nga MPJD. Lusim MPJD që ti sjellin të gjitha dokumentet e kërkuara”, ka thënë ajo.

Deputetja e VV Jeta Statovci, propozoi që secili nga anëtar e Komisioni të propozoj dëshmitarë dhe në fund lista përfundimtare të votohet në Komision.“Kemi para një listë që nuk është e kompletuar dhe që nuk e ka marr mendimin e njëri nga ekspertet. Pastaj si listë finale të votohet”, ka thënë ajo.

Kryetarja e Komisionit, Time Kadriaj ka thënë se ka ngecje në kompletimin të dokumentacionit dhe se ekspertët kanë bërë listën duke u bazuar në dokumentacionin që kanë pasur.“Në mungesë të sjelljes së dokumentacionit kemi ngecje. Këta nuk kanë mundur që të zgjerohen më shumë se sa kanë dokumentacion”, ka thënë ajo.Gjatë diskutimeve pati përplasje ndërmjet deputetes së VV-së Fitore Pacolli dhe deputetëve të opozitës.Kjo pasi deputetja Pacolli tha se reforma në MPJD ka filluar nga viti 2019 dhe se qeveria aktuale vetëm ka zbatuar ligjin që më herët nuk është zbatuar nga qeveritë tjera.Ndaj deklaratave të Pacollit reagoi deputetja e AAK-së Time Kadrijaj, duke e quajtur deputeten Pacolli abuzuese.“Ti je abuzuese, edhe don me qit prej teme edhe kontekstit gjithçka”, ka thënë ajo.

Ndërsa deputetja Pacolli akuzoi qeveritë e kaluara për abuzim me pushtetin.Pas këtyre diskutimeve deputetet e pozitës lëshuan mbledhjen.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img