Kryesuesi i Qendrës se Votimit në Abri të Drenasit, Fadil Xhemajlaj, është liruar pas intervistimit nga prokuroria në lidhje me incidentin në këtë qendër.
Xhemajlaj, i cili i takon subjekti politik “Nisma për Kosovën”, është intervistuar pasi nga vendvotimi i tij janë shpërndarë fotografime të votave.
Xhemajlaj, si kryesues i Qendrës së Votimit, është dashur ta raportonte rastin, por nuk e ka bërë. Nuk ka pasur asgjë më shumë, ka sqaruar për Ekonomia Online, Betim Musliu, nga Koalicioni për Integritet Zgjedhor (KIZ).