7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Lirohet ‘Valmir bossi’, i cili në TikTok e kishte detyruar një fëmijë të tregojë organin gjenital

riu Valmir Shabani i njohur si ‘Valmir bossi’ është liruar nga organet e rendit, pasi i njëjti ishte arrestuar nga Policia pas pamjeve tronditëse të abuzimit të një fëmije gjatë një sfide në TikTok, raporton Gazeta Sinjali.

Lirimin e tij, Shabani e ka konfirmuar përmes një video në rrjetin social në TikTok, ku ka treguar se është liruar nga paraburgimi.

E lajmin për arrestimin e tij për Sinjalin e kishte konfirmuar edhe zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi, i kishte deklaruar se ndaj të dyshuarit ishte bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Degradimi i integritetit seksual”.

Ai ishte dyshuar se gjatë një sfide live në TikTok, e kishte detyruar një fëmijë që të tregojë organin gjenital, e më pas shihet duke ia puthur me forcë.

Lidhur me të njëjtin rast, Policia e kishte shpallur në kërkim edhe personin tjetër, Xhemal Uka, që ishte duke komunikuar me Shabanin, i cili dyshohej pёr veprën penale “Shtytja nё kryerjen e veprës penale degradimi i integritetit seksual”.

Ndryshe, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, “kushdo që cyt personin tjetër të ekspozojë pjesët intime të trupit të personit të tillë, të masturbojë ose të kryej ndonjë akt tjetër që degradon integritetin seksual të personit të tillë, pa pëlqimin e personit të tillë, dënohet me gjobë ose me burgim prej tre (3) muaj deri në një (1) vit.”

Ndërsa, kur kryesi përdor forcën, dënohet me burgim prej një 1 deri në dhjetë 10 vjet.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img