2.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Lirohet shoferi i BMW-së që bëri lëvizje të rrezikshme në trafik

Është liruar 34-vjeçari R.H., shoferi i veturës BMW, ngjyrë e gjelbër, e cila tashmë është bërë virale në rrjetet sociale. Kjo pasi R.H., ka bërë vazhdimisht lëvizje në kryeqytet me muzikë me zë tejet të lartë, duke i shqetësuar qytetarët.

Ndonëse prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për të, në drejtim të veprës penale ”Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, gjykata e ka refuzuar si të pabazuar.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj, tha se lidhur me rastin prokurori i shtetit ka lëshuar urdhëresë për sekuestrimin e veturës.

“Referuar pyetjes së parashtruar nga ana juaj, ju njoftojmë se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, fillimisht është ndaluar i dyshuari, për shkak të veprës penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, sipas KPRK-së, si dhe ndaj të njëjtit është kërkuar masa e paraburgimit, pranë Gjykatës kompetente.Po ashtu, lidhur me këtë çështje Prokurori i Shtetit ka lëshuar urdhëresë për sekuestrimin e veturës”, tha Ulaj.

Por, zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi, konfirmoi për Express se kërkesa e prokurorisë është refuzuar si e pabazuar dhe R.H., është liruar nga ndalimi.

“Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit R.H, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm nga neni 356 paragrafi 1 i KPRK-së, me datë 01.04.2023 gjyqtarja e procedurës paraprake të kësaj gjykate, ka marr Aktvendim dhe ka refuzuar kërkesën e paraqitur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, si e pabazuar, andaj i pandehuri R.H është liruar menjëherë nga ndalimi”, tha Gashi.

34-vjeçari u arrestua pasi u incizua duke bërë lëvizje të rrezikshme në rrugën Prishtinë-Podujevë, kështu duke rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafik.

Policia ka konfirmuar se ndaj tij janë shqiptuar 225 gjoba për kundërvatje të ndryshme në trafik./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img